Ermal Mamaqi tregon si regjisorët shqiptarë i mbyllën derën: Ju lutesha për një rol
Ermal Mamaqi ka arritur majat në karrierën e tij. Së fundmi ai ka gati një serial për publikun, ku do të marrin pjesë personazhe shumë të njohur të showbizz-it shqiptar.
I ftuar në ‘Nin’ ai zbuloi se në filmin e tretë do të jetë protagonist si aktor.
Duke folur për karrierën e tij dhe vështirësitë që ka ndeshur, Ermali tregoi se prej kohësh kishte dëshirë të ketë një rol në një projekt filmik, por regjisorët shqiptar nuk e ftuan.
“Kisha shumë vite që i lutesha regjisorëve shqiptarë të më merrnin në filmat e tyre që unë të bëhesha aktor i një filmi se doja të bëja film dhe asnjëri nuk më merrte dhe thash ok po e mësoj dhe po e bëj vetë dhe i falenderoj shumë që nuk më kanë marrë sepse nqoftëse do të më kishin marrë s’do e kisha provu kurrë këtë”, u shpreh Ermal Mamaqi.