Sorry, no posts matched your criteria.

Ermal Mamaqi kujton konfliktin në ”The SHBLSH”: Një herë dolëm të tre në skenë, secili bëri pjesën e vet dhe pse nuk flisnim

Ermal Mamaqi këndoi në studio një nga këngët më të pëlqyera të publikut “Nuk dua ta di”, së cilës i ndryshoi tekstin duke improvozuar e duke përcjellë humor dhe energji pozitive. Ai rrugëtoi nëpër kujtime me anë të fotografive dhe rrëfeu se ka qenë nxënës i shkollës “11 Janari”, një nxënës mesatar dhe padyshim “zevzek”. “Gjithmonë i bëja shokët e klasës të qeshnin”, tha ai.

Ndërkohë u shfaqën edhe fotografi me miqtë e shumtë gjatë karrierës së tij të gjatë, duke filluar nga një foto në ditën e parë që është hapur “Top Channel” në emisionin “Top Select”, ku Ermali shihet në krah të Arbana Osmanit, Drini Zeqos, Eno Popit dhe Xhoit.

Një fotografi tjetër ishte ajo me këngëtaren Elvana Gjata, në interpretimin e saj të parë në skenë pas “Etheve të së premtes”, “Jemi më shumë se miq, jemi në një raport si motër e vëlla, kemi gjithë jetën që jemi në çdo festë bashkë”, u shpreh ai.
Ermal Mamaqi ka qenë pjesë e grupit “The Dreams”, ku tha se atëherë ka pasur shumë pak grupe në nivele festivalesh dhe tregoi rreth sukseseve që ata kanë patur. Ndërsa për grupin “The SHBLSH” tha se ishte nisja e karrierës së tij si aktor dhe e cilësoi si një nga fazat më të rëndësishme në jetë. Ai tha se grupi ka patur shumë sfida, por edhe konflikte mes anëtarëve, të cilat duhet t’i zgjidhnin brenda javës para se të dilnin në skenë.
Ermali kujtoi një rast ku të tre, ai, Gentian Zenelaj dhe Julian Deda ishin zënë dhe ndërkohë dolën në skenë. “Ka qenë një rast ku të tre u treguam profesionistë, dolëm në skenë bëri secili pjesën e vet edhe pse nuk flisnim me njëri-tjetrin”, tha ai.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com