Erik Lloshi rrëfen njohjen me bashkëshorten: I shkruajta në 6 të mëngjesit, dy javë mu desh ta puthja
Erik Lloshi ka folur për jetën e tij të re bashkëshortore. Këngëtari iu rikthye edhe njëherë kujtimeve të dasmës së tij, duke u shprehur se do të donte të bënte dhe një të dytë. “E kam shijuar shumë dasmën e parë dhe më mjafton!” Ata janë një familje e re, por a kanë në plan që ta zgjerojnë atë? A është ky një presion nga të njohurit e tyre? “Nga daja, tezja, xhaja, halla, nga të gjithë kemi presion. Ka filluar dhe shoqëria tani. Për momentin asgjë, dhe janë punët e Zotit! Patjetër që dëshira ime që të bëhem baba është shumë e madhe”, tha ai.
Më 17 gusht të vitit 2019, Eriku kurorëzoi me martesë dashurinë me Rominën, partneren e tij. Në një intervistë si të martuar çifti kanë treguar se nuk shkuan për muaj mjalti pas dasmës, për shkak të punës.
Në rrëfimin e tyre, ata treguan se shkak i njohjes ishte bërë motra e Erikut, e cila punon në bankë bashkë me Rominën. “Romina punon në një punë bashkë me motrën time. Janë të dyja bankiere. Rastësisht kur motra ime dhe Romina ishin në kafe, unë i kam parë dhe e kam pyetur motrën. Sebepi ka qenë motra. Pasi pyta motrën kush është, vendosa të veproj vetë. Motra më tha se do të ma rregullonte, por i thashë nuk është nevojë për shkesë”, tha Eriku.
Ndërsa Romina rrëfeu versionin e saj. “Më dërgoi ftesë në ‘Instagram’ dhe kur e pashë, thashë: ’Ou, çne Erik Lloshi’, sepse nuk më lidhte asgjë me të. Ia kam pranuar ftesën pas disa ditësh”, tha Romina, ndërsa Eriku vazhdoi: “I çoj një buzëqeshje dhe ma kthen, ndërkohë që unë i shkruaja ishte ora 6 e mëngjesit se po punoja me Kledi Bahitin në studio dhe kjo u çudit: ‘Po ky çne në 6 të mëngjesit’. Pastaj kemi dalë pas disa ditësh në kafe dhe më është dashur dy javë për ta puthur, imagjinoni!”.