Era Istrefi ndryshon look dhe duket kaq bukur!
Era Istrefi, këngëtarja e njohur, ka vendosur të ndryshojë look.
Ajo ka ndarë me ndjekësit foto me modelin e ri të flokëve, ku mori vëmendjen e të gjithëve teksa shfaqej me flokët gërsheta, të cilat i kishte lëshuar në fund.
Artistja është bërë shumë hermetike kohët e fundit dhe përveç faktit se nuk është aktive në muzikë, poston shumë rrallë edhe në rrjetet sociale. Megjithatë, Era herë pas here na ka treguar të reja të fundit nga jeta e saj dhe njëra prej tyre është ndryshimi i look-ut.