
Epo emri Diell nuk u zgjodh pa arsye, Eduarti na tregon një detaj tepër të bukur
Para disa kohësh, Eduarti dhe Arbana janë bërë prindër të një djali të cilën e pagëzuan me emrin Diell.
Të gjithë u habitëm paska nga emri i veccantë që i vendosëm, por sot zbuluam arsyen. Jo më kot është vendosur ky emër kaq i bukur.
Eduarti, me rastin e Ditës së Nënave, ka postuar disa foto të vjetra të nënës së tij të cilën e quajnë Diella.
Zakonisht të rriturit zgjedhin që emrin e prindërve ta trashëgojnë tek fëmijët e tyre të vegjël dhe kjo do të ketë qenë një nga arsyet pse Eduarti dhe Arbana bën këtë përzgjedhje.
“Meqë qenka dita e nënës sot. Kjo është Diella, nëna ime kur ka qenë bloggere Instagrami në 1975. Imazhi i ‘Karamela Zana’, ‘Bukës së misrit’, ‘i ranxhatës’, ‘i sapunit 5 leksh’ si dhe shumë markave të rrobave në vend”, ka shkruar Eduarti përkrah fotove të nënës.

Kujtojmë se në 7 maj Eduarti dhe Arbana festuan ditëlindjen e tyre dhe për këtë rast special të dy ata së bashku me të vegjlit e tyre u arratisën drejt Italisë për të festuar.