Enca tregon arysen pse ka shtuar 10 kile për shumë pak kohë
Enca, një nga këngëtaret më të përfolura dhe më të suksesshmet, ka bërë një bashkëbisedim virtual me fansat e saj duke qenë sa më pranë tyre. Dikush e ka pyetur Encën se pse ka shtuar aq shumë kile dhe ajo i përgjigjet:
“Qëkur theva këmbën rreth 2 muaj më parë më është dashur të qëndroj në regjim shtrati dhe prej mungesës së aktivitetit fizik shtova plot 10 kg. Tani 5 prej tyre i kam hequr, por po vazhdoj të përpiqem. Asnjëherë mos gjykoni njerëzit pa ditur historinë e tyre. Me ose pa 10 kg jam ende po e njëjta”.
Dhe kështu Enca ka dhënë dhe një mesazh për të gjithë ndjekësit e saj.