Emma Stone bëhet nënë për herë të parë
Emma Stone, aktorja e famshme, është bërë nënë për herë të parë.
Lajmin e ardhjes në jetë të babushit e ka bërë të ditur TMZ përmes burimeve pranë aktores.
Në fakt sipas TMZ, fëmija ka ardhur në jetë në 13 mars në Los Angeles dhe deri më tani nuk dihet asnjë detaj tjetër në lidhje me gjininë apo emrin. Për herë të fundit Emma është parë muajin e shkuar në Los Angeles dhe dukej shumë elegante, por shumë gati për të sjellë në jetën fëmijën e saj.
Çifti i famshëm e bëri publike fejesën dhjetorin e vitit 2019, përmes një postimi në rrjete sociale, ku Emma tregonte unazën e diamantit. Dyshja kishin menduar të martoheshin që në mars, por i shtynë planet për shkak të pandemisë së koronavirusit. Por në muajin maj, Stone e zëvendësoi unazën e fejesës me një tjetër më të thjeshtë në ngjyrë floriri, diçka që i bëri fansat të dyshonin për martesë.