Sorry, no posts matched your criteria.

Emi feston ditëlindjen e parë, mami Jonida dhe babi Besniku e urojnë me fjalët e ndjera

Vajza e Jonida Vokshit ka festuar ditën e sotme ditëlindjen e saj të parë.  “Si sot para 1 viti, ne 12.04 te pashe futyren per here te pare, te degjova zerin dhe te ndjeva aromen. Qe nga ky sekond e perjete jeton mama vetem per ty Emushe!

Zoti te bekofte gjithe jeten per kete lumturi te papershkrueshme qe i ke dhene mamit dhe babit”, ka shkruar aktorja krahas fotove të Emit, e cila duket yll, me sytë plot jetë e qerpikët e gjatë. Natyrisht që nuk ka munguar as urimi i bashkëshortit të Jonidës. Besniku krah videos me të voglën e tij, ka uruar Emin me fjalët e ndjera. 

Kujtojmë se Jonida është një nga protagonistet e serialit “H.O.T”, i cili do të transmetohet në vjeshtë në ekran. “H.O.T” ose “Humans of Tirana” është seriali i parë nga Ermal Mamaqi, me bashkëproducent Dritan Huqin dhe me autorë Klaudia Brahimajn dhe Bjordi Mezinin.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com