Elvisi ka dy fjalë për Princin
Disa ditë më parë në “Për’puthen” ishte takimi i Princit dhe Aristelës. Ata folën për shumë gjëra dhe një nga këto ishte dhe takimi i fundit i Princit që ishte me Jasminën.
Kur të gjithë menduam që ishte një nga takimet më të bukura të bëra dhe që të dy ia kishin kaluar mirë me njëri-tjetrin, Princi na habiti me deklaratën e tij.
Ai tha se takimi me Jasminën i ka lënë një shije e keqe. Normalisht nuk kishte si të mungonte reagimi i Jasminës, por ndërhyn dhe Sara me Antonelën.
“Ça është ajo është i shpifur, si mund ta thuash ashtu”, u shpreh Jasmina.
Ndërsa Princi tha se është ndjerë shumë keq për shkak të Jasminës, sepse ajo i dha një puthje në buzë Andit në ditën e takimit të tyre.
Gjithashtu Princi u përplas edhe me Sarën dhe për këtë arsye ai u largua nga studioja. Princi i tha Sarës se ata të dy nuk mund të dalin kurrë bashkë, sepse ai nuk ka makina luksoze ashtu siç do ajo.
Ky debat u diskutua edhe ditën e djeshme në mënyrë që konkurrentët të sqaroheshin mirëpo e kundërta ndodhi pasi situate degradoi në ofendime ndaj njëri-tjetrit.
“E vërteta është që unë jam një student që kam dalë nga bankat e shkollës, një miku i kunatit tim e bëri të mundur pjesën e pagesës, por shkuam vonë ai ishte i acaruar e na tha nuk bëhet dhe u mundësua nga shoqja e Jasminës e cila e njihte e ia mbushi mendjen”, tha Princi.
“Sara është një gocë që i ka premtuar edhe një mikut tim për një takim dhe ajo nuk ka pranuar. Shqipëria e di kush është ajo”, u shpreh ai ndër të tjera.
Më pas Sara shpërtheu në të bërtitura dhe ofendime, duke u shprehur:
“Më vjen turp që po flas me këtë lloj njeriu. Unë nuk e duroj dot këtë përballë meje. Je i fëlliqur, më shpifesh nuk të shoh dot përballë meje. Ajo që del me ty nga këto unë i vë vizën”, tha Sara e nervozuar.
Ndërkohë pas gjithë kësaj përplasje të ashpër ka reaguar edhe Elvisi. Ai i ka dalë në mbrojtje Princit përmes një postimi ironizues në rrjete sociale.
“Princ Mile të ruajt Zoti. Se vallaj duhet ndihma e Zotit aty ku vazhdon të jesh”, ka shkruar Elvisi.