Elvisi bën deklartën e fortë: Gjysma aty brenda janë të lidhur dhe të martuar
Elvisi ose siç e njohim të gjithë Loco u largua vetë nga “Për’puthen” për shkak të një postimi që kishtë berë në Instagram, por që nuk u la pa komentuar në studio dhe pati një debat të ashpër me Antonelën.
Ajo që i vuri vulën ishte debati me Arjan Konomin që kaloi në ofendime.
I ftuar në “Express Rozë” ai ka folur më tepër për eksperiencën e tij në “Për’puthen”, si dhe për Sindin. Ai tregoi se nuk i pëlqeu që Sindi u deklarua vetëm për Muratin sepse po te ishte ai aty brenda do të deklarohej për të dhe jo për djalin nga Turqia.
Gjithsesi ajo që i habiti të gjithë ishte deklarata e fortë dhe e papritur që bëri Loco:
“Duke përfolur të tjerët do kisha shkuar 300 mijë ndjekës në Instagram jo 200 sa kam tani. Aty janë gjysma të lidhur e të martuar jashtë, por se kush se qysh se tek unë nuk paguhem për të nxjerr informacione, nuk jam inteligjenca e shtetit. Nuk më takon mua, nëse dikush do ta nxjerr që është i martuar ta nxjerr vetë, unë nuk fitoj gjë. Kush ka hyrë për lojë le ta vazhdojë. Aty dallohen të gjithë. Dikush që është single dhe që ka hyrë për një njohje të re dallohet se i përkushtohet takimit, personit. Aty gjysma dalin në takim puthen, përqafohen, deklarohen, bëjnë poezi për njëri-tjetrin edhe kur dalin aty në studio as nuk i flasin njëri-tjetrit. Kjo do të thotë që ke një person tjetër në mendje dhe atë je thjesht duke e përdorur për të bërë takime”, u shpreh ai.