Elvana uron nënën e saj për ditëlindje: Drita ime…
Elvana Gjata, këngëtarja e njohur, ditën e djeshme ka pasur festë! Nëna e saj ka pasur ditëlindjen dhe nuk kishte si të mungonte urimi nga Elvana.
Këngëtarja postoi një foto të së ëmës, e cila shihej me një buqetë me lule në duar, të cilën ia kishte dhuruar ajo.
“Moj Donika moj Drita ime! Gezuar ditelindjen e shtrenjta ime”, shkruan Elvana në urimin për nënën.
Pas një periudhe pauzë, më 16 prill Elvana Gjata u rikthye në muzikë ashtu siç vetëm ajo di, duke sjellë albumin “Çelu” me 7 këngë që tashmë janë kthyer në hite dhe po dëgjohen kudo.