Sorry, no posts matched your criteria.

Elvana Gjata ka dy fjalë për Pirro Çakon

Elvana Gjata, këngëtarja e famshme dhe tepër e suksesshme, publikoi minialbumin  saj, “Çelu”, të cilin kishim kohë që e prisnim. Mini albumi përmban shtatë këngë të reja, të cilat janë kryesisht të zhanrit baladë; “A po vjen”, “Drandofilat”, “Jeta ime”, “Vendi im”, “Kur jemi dasht”, “Kunadhe” e “Mos u ngut”.

 Elvana zgjodhi sërish dy emrat më të mirë të muzikës, Pirro Çako dhe Darko Dimitrov.

Ajo ka vendosur t’i bëjë një dedikim të dyve në rrjetin e saj të Instagramit.

“Pirro i dashur! Je nder e krenari e këtij vendi! Burim muzike që nuk shteron! Një mik i shtrenjtë dhe frymëzim! Të falënderoj nga thellësia e zemrës time për çdo emocion, lot gëzimi dhe të qeshura pafund që kam përjetuar gjatë krijimit të kësaj buqetë me nota shpirti! Të dua shumë Pirro”, ka shkruar Elvana përkrah fotove me kantautorin.

Ndërsa për Darko Dimitrov ajo shkruan: “Faleminderit maestro nga thellësia e zemrës për punën tënde të mrekullueshme! Më në fund e arritëm! Të dua”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com