
Eliona tregon si ka ndryshuar jeta e saj pasi u bë nënë
Eliona Pitarka është bërë nënë për herë me një vajzë, të cilën e quajtën Gala.
Aktorja e njohur, në një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj na ka treguar më tepër për jetën e saj tani dhe si ka ndryshuar ajo që kur është bërë nënë.
Aktorja ka treguar për ndjekësit se ka humbur shumë peshë nga lindja dhe madje është më e dobët akoma seç ka qenë para se ta merrrte vesh që ishte shtatzënë.
“Sa kile ke humbur nga pesha pas lindjes?”, e pyeti ndjekësi.
“Kam rënë shumë, jam akoma më e dobët sesa kam qenë më përpara se të merrja vesh që isha shtatëzënë! Pra përveç se kam humbur të gjitha kilogramët që mora në shtatzëni, humba dhe nga pesha e mëparshme”, tha Eliona.


