Sorry, no posts matched your criteria.

Eliminimi i qimeve me laser; Teknologjia dhe profesionalizmi ndërthuren tek Best In Clinic Migena Krifsa

Sot bukuria dhe komoditeti është shndërruar në një kërkesë të zakonshme që kemi ndaj vetes. Teknologjia dhe profesionalizmi janë të domosdoshme kur flasim për depilimin me lazer, që në ditët e sotme është shndërruar në procedurën më efikase dhe të besueshme për lëkurën tuaj.  Best In Clinic Migena Krifsa në këtë artikull na prezanton me detaje procesin e depilimit, por edhe rrugëtimin që gjithë secila nga ne duhet të ndjekë për të përftuar një lëkurë të lëmuar.

“Depilimi me laser është metoda më e suksesshme e eleminit të përhershëm të qimeve kjo realizohet përmes laserit inteligjent i cili sipas tipit të lëkurës pas analizimit vepron në gjatësi valore 755nm (Alexandrite) 810nm (Gold standard) 1064Nm (YAG) të cilat gjatësi mundësojnë eleminimin e përhershëm të qimeve të fazës anagen në të gjithë trupin në të gjitha llojet e lëkurës”, shprehet Migena, duke garantuar efikasitetin e teknologjisë së lartë që përdor.

Por cilat janë fazat nëpërmjet të cilave kalon qimja?

Fazat e rritjes së qimeve:

Anagen; në këtë fazë qimet rriten vazhdimisht, kjo fazë zgjatë disa javë (kryesisht 3-5) dhe përfshinë deri në 85% të qimeve.

Catgen; faza regresive, zgjatë dy-tri javë ku qimet nuk rriten më dhe pëfshin rreth 3- 4% e qimeve në trup;

Telogen, faza e pushimit, zgjate 5-6 javë dhe në fund të saj, qimet bien dhe fillojnë të dalin të rejat.

Një këshillë e “artë” që Migena jep është se duke qenë se depilimi me lazer, është një proces i rëndësishëm për lëkurën, paraprakisht ju duhet të njihni llojin e lazerit, si dhe metodën që do të aplikohet në trupin tuaj.

Best In Clinic Migena Krifsa ofron laserin e akullt me tri gjatësi valore: 755nm -ALEX, 810nm – Gold standard, 1064Nm – YAG, të cilat gjatësi mundësojnë eleminimin e përhershëm të qimeve në të gjithë trupin në të gjitha llojët e lëkurës me cooling sistem deri -10C duke mundësuar trajtim komod dhe pa dhimbje.

Cilat pjesë të trupit mund të trajtohen?

Trajtimi me laser bëhet pothuajse në të gjitha pjesët e trupit: në fytyrë, qafe, buzë, mjekër, vetulla, hundë, veshë, rreth flokëve, krahë, shpinë, gjoks, duar, këmbë dhe në zonën e bikinit.

Për rezultate optimale realizohen 5 seanca (në intervale kohore prej 3-5 javë). Në fund të seancave ju do të kuptoni që depilimi me laser është investimi më i mirë që mund të bëni për lëkurën tuaj. Profesionalizmi i Best In Clinic Migena Krifsa me teknologjinë e lartë që përdor do t’ju jap rezultatin e merituar.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com