Eleni Foureira flet për jetën e vështirë dhe racizmin në Greqi: Dhjetë vjet më parë shpërndaja…
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira ka dhënë një intervistë për “Vogue Greece” rreth ngjarjeve që kanë shënjuar jetën e saj.
Teksa këngëtarja kalon muajt e fundit të shtatzënisë, ajo foli për vitet e vështira të fëmijërisë që ka kaluar në Shqipëri, për racizmin që ka vuajtur në Greqi, pjesëmarrjen në Eurovizion, si dhe për ëndrrën e saj për të bërë karrierë jashtë vendit.
Duke iu referuar fillimit të karrierës së saj dhe sesi duhej të fshihte origjinën e saj, këngëtarja tha: “Unë isha nga Shqipëria, sikur kjo të ishte diçka e keqe. Pastaj nuk e mbajta dot veten, edhe TV ishte ndryshe, më i dhunshëm. Mendoj se nëse do të filloja sot, njerëzit nuk do t’i linin ta bënin këtë me mua. Bota sot po shkon kundër racizmit, nuk po e lë të lulëzojë dhe kjo është shumë e rëndësishme”, shtoi këngëtarja.
Foureira tregoi se fëmijëria e saj ka qenë e vështirë për shkak të varfërisë dhe luftës në Shqipëri.
“Nuk mund ta krahasoj mënyrën se si do të rritet fëmija im me atë se si u rrita unë. Kam përjetuar një situatë tjetër. Varfëria, lufta civile në Shqipëri, migrimi në Greqi, një mënyrë e madhe për të ripërcaktuar jetën time në një moshë shumë të re. Në të njëjtën kohë, me dashuri të pakufizuar nga prindërit e mi. E gjithë kjo më bëri shumë të ndjeshme por edhe shumë të vështirë në të njëjtën kohë. Dhjetë vjet më parë shpërndaja fletëpalosje në rrugë. Ne duhej të mbijetonim. Nuk kishte asnjë vend që të gjithë ne të mos punojmë.
“Unë do të rris një fëmijë që nuk do të duhet ta bëjë këtë për të mbijetuar. Por dua t’i mësoj atij se asgjë nuk të vjen kaq lirshëm, dua që ai ta dijë se për të pasur diçka duhet të punojë shumë, ashtu siç kam punuar shumë për t’i ofruar atë që do t’i ofroj”, tha ajo.