
Ekskluzive/ Kastro ZIZO dhe Zhaku opinionistët e “Ferma VIP 2”
Ju kujtohet besoj ai debati i famshëm mes Kastro Zizo dhe Inida Gjatës në “Zonë e Lirë”. Epo mesa duket të dy artistët i kanë lënë pas mëritë dhe sonte do t’i shihni në ekranin e Vizion Plus krah njëri-tjetrit. Ata do të jenë opinionistët e sezonit të dytë të Ferma Vip, që kët vit do të vijë nën moderimin e Luana Vjollcës. Kastro Zizon e pamë në jurinë e “Albania Got Talent” emision që u transmetua në Vizion Plus sezonin që lamë pas, ndërsa Zhaku është shprehur shpesh nëpër intervista se do të rikthehej në Shqipëri dhe mesa duket “Ferma Vip” ka qenë projekti i duhur për ta parë në ekran.
Pak ditë më parë është zbuluar dhe emri i fermerit, që për këtë vit është përzgjedhur Albano Bogdo, ndërsa sa i takon kastit emrat që janë përfolur deri tani janë Enca, Fero, Alba Pllozhani, Frederik Ndoci, Big Basta, Erand Sojli, Rovena Dilo e cila nuk do të jetë pjesë e këtij reality show.