Sorry, no posts matched your criteria.

Efi Dhedhes:“Pretty Raw, Pretty Real”

Nga Suada Daci

Në një botë ku gjithçka është e kuruar, plot filtra dhe shpesh e pavërtetë, Efi Dhedhes po ndjek rrugën e kundërt: kthimin tek vetja. E njohur për sinqeritetin në ekran dhe përballjet publike, sot ajo po zbulon një version më të thellë të vetes larg zhurmës, më pranë heshtjes, natyrës dhe të vërtetës së saj të brendshme.
Në këtë bisedë “pa filter” për Global Woman, Efi flet për fuqinë e vetëdashurisë, për spiritualitetin, për çlirimin nga pritshmëritë e botës si dhe ka një mesazh që çdo grua ka nevojë të dëgjojë: “liria fillon nga brenda”.
Unë e kam shijuar shumë këtë intervistë, uroj t’a bëni dhe ju:

Efi si ishte vera për ty? Nga postimet në Instagram kemi parë që ke bërë shumë qejf dhe plazh?

Vera për mua ishte një kohë pushimi me gjithë kuptimin e fjalës.Vendosa të qetësoj mendjen nga mendimet e shumta, t’i jap vetes kohë për t’u relaksuar dhe për të shijuar stinën time tëpreferuar. E adhuroj detin padiskutim por një kombinim i tëdyjave mal me pamje nga deti do ishte fantastike. (qesh)…

Në një nga reagimet e tua më të fundit, theksoje rëndësinë e dashurisë për veten. Çfarë kupton personalisht me këtë mesazh dhe si e praktikon në përditshmëri?

Për mua dashuria për veten është arsyeja pse ekzistojmë, çdo lloj rrethane problem, situate na kthen gjithmonë te vetja. Nëse nuk kemi dashuri për veten (që fatkeqësisht është në masë) nuk ka paqe nuk ka lumturi dhe duhet të kuptojmë që të gjitha çfarë ne kërkojmë jashtë, në shoqëri, në familje tek partneri, etj. Duhet ne t’ja dhurojmë njëherë vetes, se çdo gjë që kërkojmë jemi vet ne! Ndihem mirënjohëse çdo ditë për trupin tim të fortë, për mendjen, zemrën që punojnë të gjitha në favorin tim, për çdo pjesë të trupit tim dhe çdo darkë me mirënjohje dhe dashuri e përqafoj e falenderoj dhe nuk i flas me vetes negativisht as për shaka.

Shumë vajza të reja të shohin si model. Cila është këshilla më e rëndësishme që do t’u jepje për të ruajtur autenticitetin në një botë plot filtra?

Do thoja pikërisht këtë që të thashë më sipëre, të kthehen te VETJA. Duke parë problematika dhe rrethana që ne nuk i kontrollojmë do vërejnë që çdo gjë që ndodh, ndodh për të mirën tonë. Zoti nuk bën gabime ai thjesht gjen mënyrën për të tëkujtuar të duash veten. Të jesh e lirë! Të bësh atë çfarë të gëzon shpirtin sepse koha ikën nuk të pret ty…

Screenshot

E di pse të pyeta për këshilla sepse unë e di që ti ke në plan të bësh një program në YouTube kushtuar vajzave dhe grave. Do më zbulosh diçka më shumë?

Dua sado pak të bëj gocat dhe gratë të kuptojnë sesa e bukur është jeta nëse je e lirë! Që lirinë nuk e ka askush në dorë përveçteje dhe liri do të thotë të bësh atë që do ti, jo atë çfarë thonë dhe duket mirë për të tjerët. Dua të vënë veten në pikëpytje për çfarëna rrethon, kush na e ka mësuar gjithçka çfarë dimë? Mos ndoshta jemi thjesht programim i paraardhësve tanë? Mos ndoshta ka ardhur koha të bëjmë disa ndryshime? Të pyesin veten kur shohin përreth pse ka kaq trishtim dhe pse e normalizojmë.

Nëse do ta përshkruaje rrugëtimin tënd nga dita e parë që u bëre e njohur deri sot, cilat do të ishin tri fjalët kyçe?

Naïve… Kështu nis gjithçka, e thyer sepse duhet për të arritur tëkthehesh te vetja, e fortë për t’ja dal dhe drejt rrugës së lirisë qëakoma nuk është kryer.

Shpesh shihemi duke folur për suksesin, por rrallë për dështimet. Cili ka qenë një moment i vështirë që të ka forcuar më shumë?

Kam pasur shumë momente “dështimi” që sot i konsideroj mësimet më të bukura. Pa dështim nuk ka mësim dhe pa mësim nuk ka sukses. Do thoja dëshira ime e madhe për t’u larguar nga Shqipëria, sa herë tentoja nuk funksiononte bëja gjithçka por kthehesha prapë këtu. Jeta në Shqipëri ka qenë e vështirë dhe fajësoja vendin. Po ku ta dija që këtu do më ndryshonte jeta dhe mundi im për t’u larguar ka zgjatur 6 vite.

Si e gjen ekuilibrin mes jetës private dhe asaj publike, sidomos kur çdo hap është nën vëzhgimin e publikut?

Nuk është e thjeshtë, jam e lumtur për çdo të mirë që kam por pjesa e privatësisë ka qenë problemi më i madh sepse kjo pikërisht kufizon atë çfarë unë dua. Lirinë.

Çfarë do të doje që njerëzit të kuptonin më shumë për ty përtej asaj që shohin në ekran dhe Instagram?

E dua natyrën, e adhuroj jetën jashtë zhurmës të qytetit, mëdhemb përshtatja me botën, veshjet e shtrenjta dhe gjithë kjo jetësipërfaqësore nuk më pëlqen dhe unë ndikohem po si ata. Kjo jetë e pa jetuar nga vet unë por në përpjekje për t’ju pershtatur botës po mbaron, por për momentin kjo është puna ime. Sa mëshumë po kuptoj aq më shumë po largohem. Dhe nuk më pëlqen të rri me njerëz që nuk kanë asgjë për të dhënë por vetëm të marrin.

Ku e sheh Efi Dhedhes pas pesë vitesh?

E shoh në kulmin e saj, duke shpërndarë dritë (mënyra nuk ka rëndësi), gjërat e mira mbahen për vete deri sa të ndodhin.

Je përballur së fundmi me shumë komente dhe reagime në rrjete sociale. Si e menaxhon presionin publik dhe çfarë ke mësuar nga kjo përvojë?

Të qenurit personazh publik më shërbeu shumë për të njohur veten. Sa herë përballesh me komentet, përballesh me një pjesëtënden që t’i nuk e ke pranuar dhe avash avash kur njeh veten asnjë koment nuk ka vlerë. Kupton që ata janë njerëz tëpalumtur që e kanë me veten nuk e kanë me ty.

Doja të të pyesja pak për përvojën tënde spiritualiste në Indi. Do më tregosh diçka më shumë apo do ma zbulosh tek intervista e radhës…

India më ktheu te vetja. Është e vështirë të rrish në heshtje me ditë të tëra pa njerëzit e tu të afërt, pa shpërqëndrime dhe tëluftosh me demonat e tu andaj India shërbeu më së miri për tëndjerë çdo emocion në trupin tim. Puna me veten nuk mbaron kurrë, unë mundohem të flas nga eksperienca ime por pa dashur të tregoj që unë ja dola, por që unë po punoj. Pa dashur të tregoj perfeksionin sepse s’ekziston, por shumë thjesht të kuptojmë qëjemi pasqyra e njëri- tjetrit, që në çdo histori gjejmë veten,ndjejmë, kuptojmë dhe më e rëndësishmja kuptojmë që fuqia për t’ja dalë për gjithçka është … Dashuria

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com