Sorry, no posts matched your criteria.

Edhe ‘Gruaja më Seksi e 2022’, paska një problem si thuajse të gjithë ne

Vetëm pak javë më parë, në moshën 29-vjeçare, revista “Maxim” e cilësoi Paige Spiranac “Gruaja më Seksi e 2022”.

Kjo arritje bëri që për një kohë shumë të shkurtër të shndërrohej nga një blogere në botën e golfit në një personazh të famshëm.

Normalisht, Paige organizon seanca me pyetje-përgjigje për 3.4 milionë ndjekësit e saj në Instagram. Pas disa muajsh të furishëm, vajza seksi e lindur në Kolorado zbuloi se si i ka ndryshuar jeta.

 “Kam qenë shumë me fat me karrierën time, e cila ka ardhur me shumë ngritje për një kohë të shkurtër, edhe pse të gjithë mendonin se nuk do t’ia dilja kurrë. Ky vit ka bërë ndryshimin e madh dhe mendoj se kjo është për shkak se kam pasur këtë vëmendje të gjerë nga Maxim, përtej sportit dhe golfit.”

Paige doli në tapetin e kuq të “Maxim’s Top 100 Party”, në Miami, me një veshje shumë seksi. Por ajo vuri në dukje se një famë e tillë e papritur ka ardhur në disavantazh për të, pasi fama e saj në rritje në internet ka çuar në shtimin e llogarive të rreme që përpiqen të përfitojnë nga imazhi i saj.

Madje, një nga këto mashtrime bëri që një nga ndjekësit e saj ta akuzonte ish-golfisten se i kishte vjedhur 10 mijë dollarë.

Në podkastin e saj, Playing-A-Round, Paige zbuloi:

 “Një djalë vjen tek unë dhe më kërkon një foto, më pas ai më akuzonte se e kisha mashtruar me 10 000 dollarë. Nisi të më kërcënonte. Ishte një situatë vërtet e frikshme”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com