E rrallë në “Sanremo”! Dyshja e “Jalisse” skualifikohet për të 29-ën herë, “festojnë” në Instagram
Fundjavën që lamë pas, drejtuesi Carlo Conti ka bërë publikë emrat e artistëve të cilët janë kualifikuar në fazën finale të Festivalit të Sanremos 2026.
Por krahas atyre që janë skualifikuar, vihet re sërish prezenca e “Jalisse”, e përbërë nga këngëtarët Alessandra Drusian dhe Fabio Ricci, të cilët nuk kalojnë dot në fazën e radhës për të 29-ën herë, edhe pse janë fitues të festivalit të famshëm në vitin 1997.
“Vitin tjetër mund të rrumbullakosim shifrën” – shprehen ata me irno në rrjetet sociale.
Reagimi i “Jalisse” nuk vonoi pasi u bë publike lista e artistëve, pasi si zakonisht ata publikuan një video në profilin e tyre në Instagram. Interesant është fakti se Alessandra dhe Fabio kanë përdorur gjithnjë autoironinë dhë humorin për të komentuar rezultatet, çka i bën ata edhe të dashur për ndjekësit.
“Saga vazhdon, pyetjet tona mbeten, por ne do të ringrihemi si gjithmonë” – shprehet dyshja, e cila ka publikuar videon e xhiruar në momentin që kanë dalë rezultatet, me 2 tullumbacë në dorë, një me numrin 2 dhe një tjetër me numrin 9, për të “festuar” pikërisht herën e 29 që nuk pranohen në “Sanremo”.
Ndër vite, refuzimi i këngëve të tyre për në fazën finale të festivalit ka shkaktuar edhe reagimin e ndjekësve, të cilët i kërkuan drejtuesit të shkuar të Sanremos, Amadeus që t’i pranonte me patjetër, por nuk u realizua.
Alessandra dhe Fabio, në vitin 2023 u bënë pjesë e reality shoë-t “Isola dei Famosi” për të bërë pak më shumë bujë, ndërkohë që në vitin 2024 ishin të ftuar në “Sanremo” për të kënduar këngën e tyre fituese të vitit 1997, “Fiumi di parole”.
Gjithësesi, numri i të skualifikuarve për në “Sanremo 2026” është shumë i lartë në raport me “dështimin” e dyshes Alesssandro-Fabio. Kanë qenë edhe 269 konkurrues të tjerë të cilët nuk janë kualifikuar, por “Jalisse” bën bujë pikërisht për rekordin e tyre negativ.
Më poshtë do të gjeni listën e 30 finalistëve të festivalit Italian të këngës, mes të cilëve është edhe shqiptari Ermal Meta:
Tommaso Paradiso
Chiello
Serena Brancale
Fulminacci
Ditonellapiaga
Fedez & Masini
Leo Gassmann
Sayf
Arisa
Tredici Pietro
Sal Da Vinci
Samurai Jay
Malika Ayane
Luchè
Raf
Bambole di pezza
Ermal Meta
Nayt
Elettra Lamborghini
Michele Bravi
J-Ax
Enrico Nigiotti
Maria Antonietta & Colombre
Francesco Renga
Mara Sattei
LDA & Aka 7even
Dargen D’Amico
Levante
Eddie Brock
Patty Pravo