
E prisnit?! Noizy dhe Arilena bashkojnë forcat për një super bashkëpunim
Reperi i njohur, Noizy, do të lançojë këngët e albumit të rradhës shumë shpejt.
Mesa duket njëra nga këngët e albumit do të jetë një bashkëpunim më këngëtaren e njohur, Arilenën.
Dyshja është nisur në Korçë për të filluar më përgatitjet e këngës dhe kjo gjë u vu re nga postimet e tyre në të njëjtën vend.


Sipas burimeve për “Iconstyle.al”, Noizy dhe Arilena po sjellin një bashkëpunim. Ata kanë mbërritur së bashku në të njëjtin vend ku kanë qëndruar, siç lënë të kuptohen edhe postimet e tyre në InstaStory.
Madje, ditën e sotme Noizy ka ndarë në InstaStory një video të bandës së Arilenës, e cila po luante në shesh dhe bënte disa përgatitje për projektin e ri.
