E pabesueshme! Eva Murati tregon si u bë pjesë e emisionit Italian
Eva Murati, një moderator tepër e suksesshme, rrëmbeu vëmendjen e gjithë italianëve me elegancën e saj dhe jo vetëm, teksa ishte e ftuar në emisionin sportiv së bashku me trajnerin e Udineses Luka Goti, ish-mesfushorin e Interit, Niko Berti, Diego Armando Maradona Jr dhe Francesco Oppini.
Ndërkohë së fundmi në një intervistë për “tring.al”, moderatorja ka zbuluar si e mori ftesën nga “Tiki Taka” e shumë të tjera. Eva ka treguar se është kontaktuar nga stafi i produksionit dhe e ka cilësuar si një eksperiencë të paharruar.
“U kontaktova nga stafi i produksionit, donim ne të bënim një hyrje më të hershme në program, por e kisha me merak të mbyllja 1/16 e Champions League këtu në Shqipëri për të vazhduar me plane të tjera kështu që debutimi im në Mediaset u shty për pas shortit. Italianët janë mjeshtër të televizionit vërtetë e çojnë në një nivel tjetër atë prandaj nuk kishte si ishte një eksperiencë jo e mirë. E pabesueshme sesa shumë mund te mësosh kur e prek nga afër diçka të tillë. E konsideroj veten me fat sepse edhe në Shqipëri gjithmonë kam punuar me më të mirët në treg, me ata profesionistë që vërtetë kanë lënë gjurmë, por kjo eksperiencë do të mbetet e paharruar për mua”, është shprehur moderatorja.
Ajo ka treguar se ka njohur shumë figura të famshme të televizionit dhe sportit italian dhe se pjesëmarrësit në studio janë habitur kur e kanë parë si të ftuar përkrah tyre.
“Të parin Piero Chiambtetti, prezantuesin historik të Mediaset që tashmë prezanton Tiki Takën, por që e kam ndjekur tek Chiambretti Night, Massimo Mauro, ish futbollist legjendar i cili ka dalë kampion Italie me Juventusin dhe me Napolin e Maradonës. Francesco Graziani ose siç e thërrasin të gjithë Ciçio, kampion bote i Italisë së 82′, Nicola Berti, legjendë e Interit dhe nën-kampion bote, komentatorin Francesco Oppini dhe Pascal Vicedominin që e njoh në fakt nga një tjetër pasion timin, nga kinematografia sepse është krijues i festivalit të filmit Capri -Hollyëood. Të gjithë ishin shumë mikpritës në prapaskenë, sigurisht që u habiten kur panë se isha pjesë e të njëjtit panel me to pasi vajzat simpatike në Tiki Taka zakonisht i pozicionojnë në një tjetër vend të studios por më pas më përgëzuan për njohuritë për futbollin pasi emisioni filloi dhe u njohëm më mirë”, ka thënë Eva.
Pra mund të themi me plot gojën se Eva Murati është një nga moderatoret më të suksesshmet që po arrin majat jo vetëm në Shqipëri, por dhe ne Itali.