E merrni dot me mend sa është pasuria e Dua Lipës?!
Dua Lipa, këngëtarja shqiptare me famë botërore, ka arritur majat në karrierën e saj.
Sipas mediave të huaja, Dua Lipa është këngëtarja e dytë më e paguar në Mbretërinë e Bashkuar falë pasurisë së saj neto 36 milionë paund, apo 41.8 milionë euro.
Së fundmi, këngëtarja i ka dalë në mbrojtje qytetarëve palestinezë, pas sulmeve të vazhdueshme nga ana e Izraelit. Por këto postime të saj që në thelb kanë si qëllim mbrojtjen e të drejtave të njerëzve nuk janë pritur mirë nga të gjithë, sidomos nga pala izraelite. Madje këto postime të artistes kanë prekur edhe prestigjozen “Neë York Times”, që ka dalë kundër Duas.
Për shkak të këtyre akuzave, Dua Lipa është detyruar të reagojë dhe të sqarojë të vërtetën në lidhje me qëndrimet e saj.
“I hedh poshtë të gjitha pretendimet false që u publikuan sot në Neë York Times. Ky është çmimi që paguan kur mbron të drejtat e njerëzve në Palestinë kundër qeverisë së Izrealit, që veprimet e tyre në Palestinë, i cilësojnë si persekutim dhe diskriminim. E mbaj këtë qëndrim, sepse unë besoj se të gjithë, hebrenj, myslimanë dhe të krishterë, kanë të drejtën për të jetuar në paqe, si qytetarë të barabartë të një shteti që ata zgjedhin. Rrjeti i Vlerave Botërore po përdor paturpësisht emrin tim për të zhvilluar fushatën e tyre me manipulime dhe keqinterpretime flagrante të asaj që unë jam dhe për çfarë qëndroj. Unë solidarizohem me të gjithë njerëzit e shtypur dhe i refuzoj të gjitha format e racizmit”, shkruan Dua Lipa në një postim.