Sorry, no posts matched your criteria.

E lidhur me Atdheun? Flet për herë të parë Bora Zemani

Në mediat rozë ditët e fundit është përfolur vazhdimisht për një lidhje të mundshme dashurie mes Bora Zemanit dhe is-konkurrentit të “Përputhen” Atdhe Xheravirës.

Këto polemika kanë ardhur pas daljes nga programi të Atdheut i cili ka rrëfyer se ka simpati ndaj moderatores.

 “Kryefjala Neës’ gjithashtu ka bërë publike një foto ku shihet Bora dhe Atdheu shumë të afërt me njëri tjerit.

Por ajo ka thënë gjatë një interviste se ata ishin foto të realizuara gjatë kohës së ‘tour-it’ në Shkodër me ekipin e ‘Përputhen’.

Së fundmi, e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, moderatorja s’mundi t’i bënte ‘bisht’ pyetjeve për jetën private, teksa sqaroi se është single sepse kështu ka zgjedhur.

 “Jam single. Nuk na del koha për vete. Edhe në këtë periudhë çuni është në një moshë delikate, do përkushtim, dhe unë jam e angazhuar për shumë punë. Gjithë ajo kohë e zënë me punë, koha tjetër e mbetur është për Arborin dhe s’ke kohë për gjë tjetër. Nuk më mungon me thënë të drejtën se po të doja e kisha gjetur”, tha Bora.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com