Sorry, no posts matched your criteria.

E hoqi me qëllim Meghan Markle nga një fotografi, ndjekësit kritikojnë Princ Charles

Djali i Meghan dhe Harry-t ka pasur ditëlindjen dhe nuk kishin si të mungonin urimet e shumta, duke përfshirë këtu dhe gjyshin e tij, Princ Charles.

“Gëzuar ditëlindjen Archie, që sot bën 2 vjeç”, shkroi Princi Charles në urimin e tij.

Ajo që na bëri përshtypje është se mungonte Meghan në fotografinë e postuar prej tij.

Ndonëse në urimet e tjera nga familja mbretërore Meghan shihej kudo në foto, Princi Charles ka vendosur që ta “zhdukë” atë duke e prerë imazhin. Kjo gjë nuk është pritur fare mirë nga fansat e pallatit mbretëror dhe ata i janë kthyer kundër Princit Charles në rrjete sociale.

“E trishtueshme! Shumë e trishtueshme kur supozohet se mbreti i ardhshëm pret nënën e nipit të tij nga fotografia”, shkroi dikush në rrjete sociale.

“Po, ata nuk e kanë parë Archie për mbi 12 muaj, por jo për të mos e përfshirë Meghan… kjo vetëm sa do i shtoj benzinë zjarrit ne media”, shkroi një tjetër.

Ndërsa një tjetër u shpreh mjaft i zhgënjyer nga veprimi i Princit Charles, duke i kujtuar se dhe ai vetë ka bërë gabime gjatë jetës.

“Pse nuk e quan nipin tënd dhe pse e preve nënën e tij nga fotografia? Ke bërë shumë gabime vetë apo e ke harruar këtë gjë. Kjo nuk po ndihmon fare”.

Princi Charles thuhet se është ende shumë i nevrikosur nga intervista bombë që Harry dhe Meghan dhanë për Oprah Winfrey. Çifti i njohur zbuluan shumë detaje të errëta nga pallati mbretëror dhe kjo mund të jetë arsyeja pse Princi Charles e ka hequr Meghan nga fotografia.

 

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com