Sorry, no posts matched your criteria.

Dy ex-at e Brad Pitt në “luftë” me Angeline Jolie

Jennifer Aniston dhe Reese Witherspoon kanë një lidhje të veçantë shpirtërore që nga viti 2000, kur Witherspoon pati një rol në serialin Friends. Që nga viti 2018, të dyja aktoret janë bashkë-producente dhe protagoniste në serialin e tyre të Apple TV+, The Morning Show.

Së fundmi, ato kanë bërë pjesë të serialit edhe aktoren franceze Marion Cotillard, e cila do të interpretojë rolin e një ekzekutive mediatike.
Por sipas thashethemeve zgjedhja e Cotillard nuk është vetëm për talentin dhe bukurinë e saj. Ajo është aktorja e vetme që thuhet se ka shkaktuar xhelozi “toksike” tek Angelina Jolie, gjatë xhirimeve të filmit Allied me Brad Pitt në vitin 2016. Pitt ishte ish-bashkëshort i Aniston, dhe disa mendojnë se përfshirja e Cotillard mund të jetë një hap i mirëmenduar i Aniston për të bërë akoma dhe më xheloze Jolie.
Megjithatë gjithçka mbetet për t’u parë…

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com