Dy djem të rinj u futën në “Për’puthen”/Njihuni me to
Sot në “Për’puthen” u futën dy djem të rinj të cilët i dhanë një atmosferë ndryshe programit dhe qetësuan paksa “gjakrat”.
I pari që u prezantua ishte Sajmir Neziri, 26-vjeçari nga Tirana. Ai tregoi se ka një biznes të tijin dhe se ka pasion palestrën. Ai i kishte idetë e qarta dhe shprehu pëlqimin për Ledjanën dhe Jasminën.
Më pas djali i dyte ishte Elton Maksuti. Në fund Eltoni kërceu në mes të studios me Sarën, sepse ishte vetë ajo që e shprehu dëshirën. Mirëpo kërcimi mes tyre ishte shumë i ngurtë, sepse Eltoni dukej mjaft i emocionuar.