Dua Lipa mbërrin në Prishtinë. Ndalesa e parë “Re Clinic” e Jeta Rukiqit
Këngëtarja e njohur Dua Lipa ka mbërritur në Prishtinë për të marrë pjesë në festivalin Sunnyhill.
Gjatë qëndrimit të saj, ajo është parë në “Re Clinic”, një nga klinikat më të njohura të estetikës në Kosovë. “Re Clinic” klinika e Jeta Rukiqit ofron shërbime të larta të estetikës, duke u specializuar në trajtime të ndryshme për bukurinë dhe mirëqenien e trupit, dhe është bërë një destinacion i preferuar i shumë personalzheve dhe klientëve ndërkombëtarë. Andaj Dua nuk kishte se si të bënte përjashtim nga ky trend.
Sunnyhill Festival është një nga ngjarjet më të mëdha të muzikës dhe kulturës në rajon dhe këtë vit pritet të ofrojë një përvojë të paharrueshme për të gjithë të pranishmit. Dua pritet të performojë natën e parë të këtij festivali.

