Sorry, no posts matched your criteria.

“Dua fëmijë por…” – Çiljeta Xhilaga rrëfen jetesën me Albanin dhe djalin e tij

Çiljeta Xhilaga është një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar, edhe pse ka kohë që është shkëputur disi nga sytë e publikut. E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, këngëtarja foli për karrierën, për familjen dhe vendimin për t’iu dedikuar më tepër, duke lënë mënjanë planet dhe projektet muzikore.

Ajo u shpreh se në shtëpi jeton me tre burra: Fernando, Albani dhe djali i tij. Edhe pse jeta me tre meshkuj duket disi e vështirë, duket se këngëtarja arrin t’ja dalë më së miri. Ajo ka rrëfyer gjithashtu marrëdhënien që dy të vegjlit e shtëpisë kanë me njëri-tjetrin.

“E kam dashur gjithmonë familjen, sepse ashtu jam rritur. Atëherë ishte koha e karrierës, tani është pjesa e familjes, të dyja bashkë është vështirë t’i bësh. Unë jam me tre burra në shtëpi e dashur. Ka pafund lodhje, por e dua shumë. Djali i Albanit dhe Fernando duhen shumë dhe unë i dua shumë. Unë dua fëmijë, por kur të ketë risk zoti.  Lidhja më ka pjekur, të kesh përgjegjësi për dy fëmijë, është përgjegjësi shumë e madhe. Jam shumë e lumtur dhe e bëj me shumë dashuri. Unë gjithmonë kam ndjekur zemrën, s’më ka ndikuar askush. Jam rritur para kohë, kam ndenjur me njerëz më të rritur. Jam rritur me dy prindër që më kanë plotësuar çdo gjë. Thjesht kam qenë me fat që kam bërë shumë gjëra, gjithmonë kam qenë e pavarur. 16 vjeçe jam paguar për herë të parë”, tha Çiljeta.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com