Sorry, no posts matched your criteria.

“Dola te Ola”, Gaz Paja përlotet nga videomesazhi i mbesës, aktori zbulon pengun e tij

Në studion e Olës mësuam se Gaz Paja është shumë i lidhur edhe me familjen e tij.

Gazi mori një videomesazh nga mbesa e tij Eni, e cila jeton në Amsterdam. Ai tha se ajo është fëmija i parë dhe lidhja e tyre ka filluar që kur ajo ishte në barkun e të motrës dhe ka vazhduar të bëhet më e ngushtë dhe më e fortë gjatë jetës.

Në videomesazh mbesa shprehu dashurinë që ka për dajën e saj, të cilin e cilësoi si vëlla dhe e falënderoi për gjithë mbështetjen e madhe që i ka dhënë gjatë gjithë kohës. “Ajo është djalë, është e fortë dhe është smart”, tha aktori pas videomesazhit që e emocionoi pafund dhe e përloti.

Emocionet vazhduan për aktorin edhe kur foli për mamanë e tij, për të cilën tha se ka qenë dhe është një njeri shumë praktik dhe shumë aktiv, edhe sot që është në moshë të thyer. Ai tha se fakti pse familja është kaq e lidhur është meritë e mamasë së tij. Aktori rrëfeu se e ka peng që për shkak të vrullit të punës ndonjëherë nuk kalon kohë sa duhet me ta.

Ai shtoi se që nga fillimi i pandemisë prindërit i ka takuar më rrallë pasi ata janë larguar nga Tirana, dhe po jetojnë në Orikum ku kanë një shtëpi të vogël.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com