Sorry, no posts matched your criteria.

“Doja vetëm të rrija brenda”, Kim Kardashian flet për ankthin pas karantinës

Kim Kardashian ka folur hapur për ankthin në serialin e famshëm të familjes “KUËTK”. Ylli i televizionit ka treguar se si ndikoi pandemia në rikuperimin e saj pas vjedhjes së frikshme në vitin 2016-të në Paris.

Revista “E! Online” ka publikuar një klip të pazbuluar më parë nga seriali, ku Kim flet me motrën e saj Khloe, teksa ka vizituar shtëpinë e tyre të pushimit në Malibu.

 “Nuk e kam lënë shtëpinë që nga koha e karantinës. Jam frikësuar shumë. Njerëzit afroheshin tek Kanye Ëest dhe i flisnin, më afroheshin dhe mua e më kërkonin foto. Është një çmenduri që njerëzit ndihen aq komod sa t’i afrohen një njeriu”, është shprehur Kim.

Ajo ka shtuar se dalja e parë pas karantinës e çoi ankthin në një tjetër nivel.

 “Më dukej sikur kisha agorafobi pas vjedhjes në Paris. Doja vetëm të rrija brenda, e urreja të dilja, nuk doja që njerëzit ta dinin se ku isha dhe nuk doja të më shihnin. Kur nisa të rikuperohesha sapo kisha shkuar në Paris dhe kisha nisur të udhëtoja, por pastaj u futëm në karantinë dhe tashmë ndihem e frikësuar sërish, nuk dua të dal”, ka thënë ajo.

Më herët ajo e ka përshkruar vjedhjen në Paris si ngjarjen më të frikshme në jetë. Kim ka treguar se në atë moment të tmerrshëm mendoi se do të humbiste jetën.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com