Sorry, no posts matched your criteria.

Do të largohet sërish për në Zvicër?! Ja çfarë thotë Floriana Garo

Floriana Garo u rikthye nga Zvivra për të filluar një jetë të re në Shqipëri. Ajo gjithashtu u angazhua dhe në politikë si si zëdhënëse e fushatës së Partisë Demokratike. 

Mirëpo pas humbjes së Partisë Demokratike, ajo ka dhënë një intervistë për “FitStation” në “News24”.

“Unë vetë personalisht pata një zhgënjim shumë të madh, pasi nuk mendoja se ky do të ishte rezultati,  mendoja se kishte ardhur koha për ndryshim. Njerëzit mendojnë se gjërat do dalin si i kemi planifikuar, por ja kjo nuk ndodh gjithmonë dhe duhet të përgatitemi dhe për këtë.

Zgjedhja e familjes tonë për tu kthyer në Shqipëri ka qenë prej pandemisë, prej ndryshimit të botës. Por kemi menduar që fëmijët tanë të rriten këtu, të gezojnë me kohën e mirë me natyrën, kur kushtet janë të mira ata janë shumë të lumtur. Bota është bërë shumë e vogël dhe ne do shkojmë shpesh në Gjenevë për punë, por  për momentin do qëndrojmë në Shqipëri”, u shpreh  moderatorja.

Kujtojmë se Floriana është nënë e dy fëmijëve, një vajze të quajtur Adia dhe një djali të pagëzuar me emrin Priam.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com