“Djalë apo vajzë?”/ Bashkëshortja e Shpat Kasapit zbulon detajet
Bashkëshortja e Shpat Kasapit, Selvije Jao, ka zbuluar ditën e djeshme se është në javën e parë të muajit të pestë të shtatzënisë. Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në Instastory, grimierja zbuloi disa detaje të reja në lidhje me pritjen e ëmbël.
“Dua të jetoj në një fabrikë që prodhojnë muffins”, shkroi në një postim Selvija, duke treguar se ka një neps të madh për ëmbëlsirat gjatë këtyre muajve të parë të pritjes së ëmbël.
Bashkëshortja e këngëtarit shkroi në një postim tjetër: “Unë katër muaj kam hëngër e kam pi vetëm bukë e djathë e lemon soda”.
E pyetur për gjininë e foshnjës që do e bëjë nënë për herë të parë, Jao tha: “S’ka rëndësi për mua, si djalë, si vajzë. E lus Zotin të shkojë mirë shtatzënia deri në fund e uroj të ketë shëndet”.
Disa ditë më parë, Selvija publikoi një foto të vetes, me anë të së cilës tregoi se barku nuk i duket ende dhe se po mundohet t’i shijojë edhe për disa kohë xhinset.