Divorci dhe prapaskenat, Bill Gates njihej për sjelljen e dyshimtë kohë më parë
Problemet për Bill dhe Melinda Gates duket se kanë nisur prej kohësh dhe në fund u vulosën me divorcin.
Ata u martuan në vitin e largët 1994, por sipas ”The New York Times”, problemet kanë nisur shumë më herët. Vazhdimisht Melinda Gates ishte e pakënaqur me bashkëshortin e saj, pasi ky i fundit jo vetëm njihej për luhatjet e tij, por edhe për zërat për marrëdhëniet brenda punës apo persona të dyshimtë.
Vetë çifti Gates u njohën në ambiente pune, ku Bill ishte bosi i Microsoft dhe kishte vartëse Melindën, por historinë e tij nuk u ndalën.
Edhe pse mediat e huaja thonë se shumë gjëra nuk janë treguar rreth çiftit Gates. Në 2006 për shembull, Gates ka marrë pjesë në prezantimin e një punëtoreje të Microsoft, dhe pasi është larguar i ka çuar –email për të darkuar.
E njëjta situatë edhe 1 ose 2 vite më vonë, ku Gates udhëtonte për një vizitë në New York dhe duke qëndruar së bashku me një vajzë i kërkoi që të darkonin.
Po ashtu brenda stafit thonë se Gates nuk kishte vetëm marrëdhënie pune me femrat brenda kompanisë, çfarë bëri që të flitet shumë për jetën e tij personale.
Më pas në 2017 çifti u përball me një konflikt për ngacmim seksual, ndërsa në 2019 Melinda Gates duket se u bind për të filluar divorcin me bashkëshortin e saj.