Ditët më të nxehta të vitit, sot temperaturat deri në 41°C
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga vala e të nxehtit Afrikan e cila po iflencon temperatura shumë të larta në vendin tonë gjatë kësaj jave.
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare. Era do të jetë e lehtë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë shumë të larta.
Temperaturat:
Zona malore 19/38°C
Zona e ulët 21/41°C
Zona bregdetare 24/36 °C