
Ditën e lindjes së tyre, Arbana dhe Eduarti vendosin ta kalojnë jashtë shtetit
Sot kishte ditëlindjen moderatorja e njohur, Arbana Osmani dhe Eduarti.
Si rrallëherë, moderatorja ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram një foto ku shkëmben me partnerin një puthje në buzë, teksa i shkruan fjalët më të ëmbla duke e uruar për ditëlindje:
“Gëzuar ditëlindjen shpirti im, çfarë fati të ndash ditën e lindjes dhe çdo ditë tjetër me ty, jam e bekuar, të dua! @eduartgrishaj“

Ndërkohë që të gjithë prisnin foto nga festa e ditëlindjes, dyshja na surprizoi me fotot e publikuara në Instagram. Në fshehtësi të plotë, ata paskan udhëtuar drejt një ndër qyteteve të zemrës së Arbanës dhe padyshim një ndër më të bukurit në botë, Milano-s.
Arbana ka publikuar një foto ku duket e veshur me të zeza, teksa në dorë mban një tuftë të madhë trëndafilash që me shumë mundësi ia ka dhurar gjysma tjetër e saj.
“Faleminderit të gjithëve për urimet e bukura, love you all”, ka shkruar moderatorja krahas fotos.
