Sorry, no posts matched your criteria.

“Dimo Center”: Dashuria për të bukurën që trashëgohet në gjak


E vendosur në zemër të Tiranës, “Dimo Center” është më shumë sesa një emër në industrinë e parfumerisë dhe kujdesit ndaj lëkurës. Është një histori familjare që frymëzon, një udhëtim i nisur nga prindërit dhe i vazhduar me pasion dhe përkushtim nga dy motrat Anxhela dhe Kristina, të cilat prej vitesh janë kthyer në zërat udhëheqës të këtij biznesi që mishëron elegancën, profesionalizmin dhe dashurinë për të bukurën.Anxhela, me mbi 9 vite eksperiencë në drejtimin e “Dimo Center” dhe Kristina, që i është bashkuar para 3 vitesh, janë shembulli i një harmonie të rrallë mes motrave që ndajnë të njëjtën pasion dhe vizion. Ato ecin në gjurmët e prindërve të tyre jo vetëm në jetë, por edhe në biznes gjithmonë bashkë, gjithmonë në sinkron.

“Çdo fëmijë ka një ëndërr brenda vetes. Për ne, kjo ka qenë ëndrra jonë të ndërtojmë një univers që nuk ka kufij, ku çdo ditë zbulojmë diçka të re: një markë, një aromë, një partneritet, një emocion,”  rrëfejnë motrat Dimo.
Një histori që nis në vitin 1997 e themeluar si një biznes familjar, “Dimo Center” u bë shumë shpejt një pikë referimi në tregun shqiptar për parfumet dhe produktet premium të “skincare”. Pas 28 vitesh, kompania ruan të njëjtin mision: të përzgjedhë me kujdes markat më të mira botërore dhe t’i sjellë me dinjitet dhe përkushtim në duart e klientëve shqiptarë.

Si official retailer i markave më prestigjioze në botën e parfumerisë si: Tiziana Terenzi, Electimuss, Valmont, Storie Veneziane, The Different Company, Dorin Paris, Maison Mataha, Thomas Kosmala dhe distributor zyrtar i markës Cinq Mondes, “Dimo Center” është sot një nga emrat më të respektuar në fushën e bukurisë dhe luksit në Shqipëri.

Valmont & Cinq Mondes – Dy emra që ndryshuan tregun

Një nga momentet më të rëndësishme në historinë e “Dimo Center” ishte sjellja për herë të parë në Shqipëri e markës Valmont, simboli i ekselencës zvicerane në kujdesin për lëkurën. Një brand i përqafuar menjëherë nga klientela për cilësinë, elegancën dhe rezultatet që ofron.
Ndërsa në vitin 2024, “Dimo Center” solli një tjetër risi: markën franceze Cinq Mondes – një filozofi e tërë bukurie që kombinon natyrën me shkencën dhe ofron trajtime holistike të frymëzuara nga ritualet e bukurisë nga pesë kontinente, në 35 shtete me mbi 1000 SPA partnere dhe bashkëpunime me emra të mëdhenj si Ritz Paris, Raffles Dubai, apo Samaritaine Paris. Cinq Mondes ofron jo thjesht produkte, por një eksperiencë të plotë SPA-je në shtëpi dhe në sallon.


Një epokë e re për kujdesin ndaj vetes

Për “Dimo Center”, sjellja e Cinq Mondes në Shqipëri më shumë se një ekskluzivitet, është një angazhim për të ngritur standardin e kujdesit ndaj vetes. Tashmë, çdo klient ka mundësinë të përjetojë një eksperiencë luksoze, të personalizuar dhe të bazuar në mirëqenie të plotë, jo thjesht estetikë. “Dimo Center” vijon të rritet, të evoluojë dhe të jetë lider në tregun shqiptar, duke ndjekur një rrugë ku vizioni i qartë, integriteti dhe dashuria për punën janë gurët e themelit. Historia e Anxhelës dhe Kristina-s është një dëshmi se kur një ëndërr përqafohet nga dy zemra, ajo nuk ka më kufij.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com