Sorry, no posts matched your criteria.

Dikur një bashkëpunim , sot Capital Bra bën deklaratën e fortë: “80 mijë euro borxh…”

Fero, reperi i njohur, disa ditë më parë bëri një postim në rrjete sociale, ku po i tregonte fansave të tij se brenda këtij viti do të sjellë plot 15 projekte. Gjithashtu ai tha se do të blejë klikimet e njërës këngë vetëm për t’i vërtetuar fansave të tij që shumica e bëjnë kështu.

“Deri në fund të vitit kam me i publiku edhe 15 videoklipe. Kam vendos me 1 videoklip m’i ble klikimet, veç sa për me ju tregu juve që është ky sen i vërtetë. Unë për vete s’i kisha ble, por disa prej jush që s’besoni kam me jua vërtetu. Edhe klikimet që i blejmë ne estrada janë klikime reale. Nuk të blloket Youtube-i në asnjë mënyrë. Mbi të gjitha vërtetojeni vetë. Shihemi, dëgjohemi, ky vit ka për të qenë i nxehtë.”- shkruan Fero.

Pas deklaratës së reperit, ka reaguar Capital Bra, me të cilin Fero ka një bashkëpunim. Mesa duket ky i fundit është prekur nga deklarata e reperit, të cilën e ka interpretuar si tentativë për vëmendje.

Sipas reperit gjerman, Fero i ka 80 mijë euro borxh menaxherit të tij, duke iu referuar kështu bashkëpunimit të vitit të kaluar.

Nga ana tjetër, Fero nuk është kursyer ndaj reperit gjerman dhe ka publikuar video teksa e ofendonte rëndë, imazhe të cilat ia fshiu Instagram-i për thyerje të etikës dhe fjalorit të përdorur.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com