Dikur kunata, por si janë sot marrëdhëniet mes Jonidës dhe Borës?
Bora Zemani dhe Jonida Maliqi dikur ishin kunata pasi kanë qenë në një lidhje dashurie me vëllëzërit binjakë, Romeo dhe Donald Veshaj. Çiftet shiheshin shpeshherë bashkë dhe po ashtu marrëdhënia mes Jonidës dhe Borës dukej se ishte e shkëlqyer.
Por si i kanë raportet sot dy ish-kunatat?Bora Zemani i është futur seriozisht punës për markën e saj të veshjeve dhe Jonida Maliqi ka qenë ndër të parat që e ka uruar publikisht në Instagram me fjalë mjaft të ëmbla.
“Urime dhe suksese”, i ka shkruar Jonida, koment të cilit moderatorja i është përgjigjur me shumë dashuri duke treguar se marrëdhëniet mes tyre janë super të mira dhe pas ndarjes nga binjakët. Gjatë kohës kur ishin në një lidhje dashurie me vëllezërit binjakë, Bora dhe Jonida kanë dëshmuar se kanë një marrëdhënie për t’u marrë shembull.