Diddy në rrezik? Miku i tij tregon se një natë iu vu thika në fyt…
Një nga miqtë më të afërt të reperit Diddy ka folur për disa momente të frikshme që ai ka kaluar në burg, të patreguara më parë për publikun.
Charlucci Finney ka rrëfyer se një nga netët kur Diddy po qëndronte në MDC Brooklyn, ai është zgjuar me një thikë që i bënte presion në fyt, i tmerruar. Kjo gjë u tregua prej tij gjatë marrjes në pyetje të reperit të famshëm.
Finney tregon për “Daily Mail” se nuk e di nëse kanë qenë rojet e burgut ata që kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën apo ka qenë vet Diddy që ka reaguar, por edhe sipas burimeve të familjes kjo ngjarje është konfirmuar.
Miku i Diddy-t mendon se kjo ngjarje ka ndodhur vetëm për ta intimiduar personazhin e famshëm, duke u shprehur i shqetësuar për të, pasi asnjëherë ata që akuzohen për çështje seksuale nuk janë të sigurt në ambientet e izolimit.
Atë ç’ka ndodhur e ka konfirmuar edhe avokati mbrojtës Brian Steel në njërën prej seancave gjyqësore të reperit, duke treguar se në fakt ka qenë një prej rojeve që ka ndërhyrë për të qetësuar situatën.
Kujtojmë se Diddy u dënua disa javë më parë me 50 muaj burg për akuzat e trafikimit seksual dhe shantazhit. Pavarësisht se këtë javë qarkulloi lajmi se presidenti amerikan Donald Trump mund të ndihmojë në uljen e dënimit të mikut të tij të vjetër, familjarët mbeten të shqetësuar për sigurinë e tij.