Dhuna ndaj femrave/ Flasin ekspertët: Problemi qëndron tek meshkujt
Dhuna, sidomos dhuna ndaj femrave mund të shihet nga shumë këndvështrime nga njerëz të ndryshëm. Për disa mund të jetë bërë e bezdisshme, e përsëritur ,normale, e tmerrshme apo kërcënuese, por a është folur mjaftueshëm për këto episode dhune të cilat po “deformojnë” jetën e femrës. Kush më mirë se një mashkull mund të shpjegonte arsyjen dhe pasojat e këtij fenomeni mizor.
Jackson Katz, activist i mirënjohur në çështjet e gjinisë, races dhe dhunës, është shprehur në lidhje sesi ky fenomen shpesh përmendet si “problem i femrave”, por është thjesht një tregues se meshkujt që ushtrojnë dhunë kanë probleme me vetveten. Dhuna dhe abuzimi seksual trajtohen si problemet e femrave për të cilat meshkujt “e mirë” gjejnë zgjidhje me anë të dhunës.
Në ditët e sotme është e padiskutueshme që ekzistojne probleme që shkaktohen nga femrat, por të themi se dhuna ndaj femrave është pjesë e këtyre problemeve është e gabuar. Kur njerëzit dëgjojnë fjalën gjini, çdokujt i vjen në mendje femra dhe “problemet” që sjell ajo, dhe është e çuditshme sesi shpesh meshkujt fshihen nga biseda edhe pse në qendër të saj janë pikërisht këta burra dhunues, duke vënë fokusin se çfarë bëri një femër për ta merituar dhunën. J.K shprehet se fenomeni i dhunës trajtohet në mënyrën më të gabuar, është sikur njerëzit përpiqen të “kurojne” shkakun në vënd që të merren me pasojat që sjell dhuna, të cilat janë përsëritëse.
Duke hulumtuar shkakun se pse një femër veshi diçka të papërshtatshme, apo se po pinte me njerëz të papërgjegjshëm apo se tha apo bëri diçka provokuese nuk do ta çojë shoqërinë askund. Pyejtjet nuk duhet të drejtohen për femrat, por fokusi duhet të jetë tek burrat, se përse dhuna ishe zgjidhja e vetme. “Pse burri dhunoi gruan?”, “Pse dhuna vazhdon te jete ende një problem edhe në vendet më të zhvilluara në botë?” “Pse këta burra veprojnë me dhunë”? “Çfarë po ndodh me këto burra?”. Pyejtja më e rëndësishme këtu është, çfarë po ndodh me këtë shoqëri dhe apo meren masa nga insitucionet përkatëse për të shëruar këtë pandemi sociale?, por në qoftëse në fokusohemi se femrat, kjo nuk do të zgjidhë problemin kryesor.
Dhe sikur të gjitha këto mos të mjaftonin edhe femrat të cilat kanë folur, flasin apo dhe do të flasin në lidhje me këtë çështje, u vendosen epitete nga më të ndryshmet, dhe e vetmja gjë që kjo shkakton është të “mbysësh” zërin shpëtimtar i cili përpiqet të mbrojë dhe shpëtojë një shoqëri të tërë. Dhuna ndaj femrave po trajtohet si një betejë mes dy palëve, kur në të vërtetë duhet të jetë një problem i përbashkët. Dhuna që ushtohet nga burrat më pas kthehet në mësmin për djemtë që do të rriten dhe do të krijojnë familje dhe do të ushtrojnë dhune ndaj familjes. Edhe nëse e gjithë kjo kthehet në favor të meshkujve, dhe të themi se meshkujt janë viktima të dhunës, përsëri dalim në konkluzion se pikërisht këta meshkuj janë viktima të dhunës ndaj njeri tjetrit.
Katz thotë se “burrat e rritur me pushtet janë ata për të cilët duhet të mbajmë llogari” dhe se, megjithëse ka miliona burra që kujdesen thellë për këto çështje, sepse ato ndikojnë në nënat dhe motrat e tyre dhe vajzat dhe miqtë e tyre, kujdesi i thellë nuk eshte i mjaftueshem. Kemi nevojë për më shumë burra me guxim dhe forcë, me integritet moral për të thyer heshtjen tonë bashkëpunëtore dhe për të sfiduar njëra-tjetrën dhe për të qëndruar me gratë, jo kundër tyre. Ne ua kemi borxh grave … por gjithashtu ua kemi borxh bijve tanë. ”