Sorry, no posts matched your criteria.

Demi Lovato rrëfen historinë tronditëse të jetës së saj: Humba virgjërinë në një përdhunim

Këngëtarja e famshme, Demi Lovato ka folur për herë të parë për një histori tronditëse të jetës së saj në dokumentarin “Demi Lovato: Dancing with the Devil”.

Ajo ka rrëfyer për të gjithë në një nga seritë e dokumentarit në Youtube se si u përdhunua për herë parë në fund të viteve 2000 nga një adolesht që e njihte dhe ai kurrë nuk u përballë me pasojat. Kjo ngjarje e rëndë ndodhi kur ajo punonte në Disney Channel.

Nuk ka ngelur me kaq traumat e saj, por një përdhunim tjetër erdhi nga shitësi i saj i drogës, kur ajo në atë periudhë ka qenë e varur nga lëndët narkotike.

“Jo vetëm që kam qenë mbidozë. Unë u shfrytëzova. Më gjetën nudo dhe më la si të vdekur. Kur u zgjova në spital, më pyetën nëse kemi patur marrëdhënie”, tha këngëtarja duke shtuar më tej se vetëm pas një muaji nga mbidoza kishte kuptuar se kishin abuzuar seksualisht me të.

Gjithashtu ajo shtoi:

 “Të dyja kohët ishin “ri-miratime të traumave’ dhe unë me të vërtetë e ‘rraha’ veten për vite me rradhë, prandaj edhe e kisha shumë të vështirë të pajtohesha me faktin se ishte një përdhunim kur ndodhi”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com