Sorry, no posts matched your criteria.

Demi Lovato pranon se është panseksuale!

Demi Lovato, këngëtarja e famshme, ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes për shkak të jetës së saj private dhe nga deklaratat e dhëna.

“Kur fillova të rritesha, nisa të kuptoja se sa e veçantë jam në të vërtetë. Vitin e shkuar unë isha e fejuar me një burrë dhe kur nuk funksionoi, mendova ‘Kjo është një shenjë e madhe’. Mendoja se do e kaloja jetën time me dikë. Tani që nuk do të ndodhte, u ndjeva më e lirë që mund të jetoja të vërtetën time”, është shprehur Demi në një intervistë për revistën “Glamour”.

“U lidha me një vajzë dhe aty kuptova se kjo më pëlqente shumë më shumë. Ndihesha më mirë. Isha shumë në rregull. Me meshkujt, me të cilët kam qenë në lidhje, kur vinte puna tek marrëdhëniet intime, nuk doja të bëja asgjë. Nuk kishte fare lidhje personi me të cilin isha. I vlerësoja ata njerëz më shumë për miqësinë e tyre se sa për romancën dhe nuk doja romancë nga askush tjetër nga seksi i kundërt”, është shprehur Demi.

Së fundmi, teksa fliste për orientimin e saj seksual, Demi ka pranuar hapur se është panseksuale.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com