Del libri për Princeshë Dianën, autorët: Ajo nuk donte që Princ Harry të ndjehej inferior ndaj vëllait
Këtu është një detaj i ëmbël nga biografia e re Meghan Markle dhe Vijojnë të dalin në publik detaje të reja nga jeta e familjes mbretërorë. Libri “Gjetja e Lirisë”, e autorëve Omid Scobie dhe Carolyn Durand, ka hedhur dritë mbi marrëdhënien e Princeshë Dianës me djemtë e saj. Diana ishte e ndërgjegjshme që Harry mund të ndjehej inferior ndaj vëllait të tij më të madh dhe trashëgimtarit të fronit, Princit William, dhe ka punuar për të siguruar që ai të ndjehet po aq i rëndësishëm.
“Diana ishte përpjekur të tregojë te djali i saj i vogël se ai kurrë nuk duhet ta lejojë askënd ta bëjë atë të ndjehet se ai nuk ishte i veçantë vetëm sepse nuk do të ishte kurrë mbret,” shkruajnë Scobie dhe Durand në librin e tyre. “Ajo arsyetonte se Harry ishte me fat, sepse kishte mundësinë të gjente qëllimin e tij”.
[rml_read_more]
Në dokumentarin 2019 Harry & Meghan: “Një Udhëtim Afrikan”, Princi Harry foli me gazetarin Tom Bradby për humbjen e nënës së tij, dhe mënyrën e dhimbshme me të cilat jeta mbretërore e ndërlikoi traumën e tij. “Duke qenë pjesë e kësaj familje, në këtë rol, në këtë punë, çdo herë që shoh një aparat fotografik, çdo herë që dëgjoj një klik, çdo herë që shoh një blic, më kthen mbrapa”, tha ai. “Pra, në këtë drejtim, është kujtesa më e keqe e jetës së saj, në krahasim me më të mirat”, u shpreh Princ Harry.
Përkthyer nga Marie Claire