Debat i ashpër në studio, Antonela Blerimit: S’dua t’i shoh sytë
Dje në “Për’puthen” ka ndodhur një debat i fortë në studio midis Antonelës dhe Blerimit.
Pas këtij debati Bora kërkoi që dyshja të kishte një përballje 4 minuta me njëri-tjetrin, ku të kishin më shumë mundësi të sqaronin gjërat, mirëpo Antonela tha se nuk e pranon këtë përballje. Kjo gjë e acaroi keq Blerimin.
“Ti nuk pranon? Pse mos e bëra gjë kërkesën unë? Kush je ti moj të bësh takim 4 minuta me mua? Kush je ti moj mos të pranosh? Se ta kërkova unë takimin, rri moj aty. Se thotë nuk pranoj sikur ja kërkova unë takimin, rri urtë!”, i tha Blerimi Antonelës me tone të larta.
Megjithatë në fund të programit ata të dy u ulën përballë njëri-tjetrit, por nuk pati asnjë përballje. Antonela nuk pranoi të diskutonte me Blerimin dhe para se të ngrihej nga karrigia u shpreh “S’dua t’i shoh sytë”.
Ajo tha se është ndjerë e ofenduar prej tij dhe Antonela u shfaq shumë e prekur e kërkoi të largohej nga studioja. Blerimi nga ana e tij u shpreh se dhe Antonela e ka ofenduar disa herë dhe i kërkoi falje, por shtoi se ajo bën rolin e viktimës.
“Mos luaj rolin e viktimës. Kjo më ka ofenduar disa herë mua, por unë nuk i kam thënë asgjë. Edhe kjo më ka thënë në prapaskenë mbylle gojën. Kjo i fillon gjithmonë sherret, sepse ose është xheloze ose do të më sulmojë me çdo kusht. Kjo më ka sulmuar gjithë kohës, unë nuk do rri me gojën mbyllur, do i kthej përgjigje. Unë nuk dua t’i bëj njerëzit të ndihen keq dhe nëse ajo është prekur i kërkoj ndjesë. Nuk kam pasur si qëllim ta ofendoj, ishte thjesht një batutë në muhabet e sipër. Megjithatë unë nuk besoj se Antonela është prekur”, tha Blerimi.