Chiara Ferragni në qendër të mediave, nis procesi i Pandoro-gate!
Rasti i njohur si “Pandoro-gate” ka hyrë zyrtarisht në sallën e gjyqit. Procesi ndaj Chiara Ferragnit ka nisur në Milano, ku ajo akuzohet për mashtrim lidhur me fushatat e bamirësisë “Pink Christmas” të markave Balocco dhe Dolci Preziosi.
Sipas Prokurorisë, mesazhet promovuese të shpërndara nga Ferragni i bënë konsumatorët të besonin se një pjesë e të ardhurave nga shitjet do të dhuroheshin për bamirësi. Megjithatë, hetimet zbuluan se kontributet ishin të kufizuara dhe të paracaktuara, ndërsa fitimet e padrejta kapnin shifrën e mbi 2 milionë eurove. Përveç Ferragnit, të akuzuar janë edhe Fabio Maria Damato, ish-bashkëpunëtor i saj i afërt si dhe Francesco Cannillo, president i Cerealitalia-Id (pronare e markës Dolci Preziosi).
Prokurorët publikë Cristian Barilli dhe Eugenio Fusco i akuzojnë të pandehurit për përdorim mashtrues të kauzave bamirëse gjatë viteve 2021–2022, përmes postimeve dhe fushatave që, sipas tyre, mashtruan konsumatorët.