
Chiara Ferragni do të prezantojë festivalin më të famshëm të Italisë!
Chiara Ferragni do të jetë bashkë-prezantuesja e Festivalit të ardhshëm të Sanremos. Prezantuesi i Sanremos, Amadeus e njoftoi lajmin në “Tg1” se Chiara do të bashkëprezantojë me të mbrëmjen e parë dhe të fundit, më datë 7 dhe 11 shkurt 2023.
“Zyrtarizojmë pjesëmarrjen e sipërmarrëses më të madhe dixhitale në Sanremo”, tha dirigjenti dhe drejtori artistik.
“Faleminderit Amadeusit që më donte në krahun e tij për të hapur dhe mbyllur Sanremon e 2023-it”, ka shkruar menjëherë Chiara Ferragni në Instagram, duke postuar një foto me prezantuesin.

Edicioni i 73-të i Sanremos, i planifikuar nga data 7 deri më 11 shkurt, do të ketë si protagoniste të parë Ferragnin.