Sorry, no posts matched your criteria.

Charli XCX i jep fund beqarisë

Charli XCX përjetoi një martesë verore në stilin “Brat” teksa u lidh në martesë me George Daniel në një ceremoni të thjeshtë në Hackney Toën Hall të shtunën.

Këngëtarja 32-vjeçare, emri i vërtetë i së cilës është Charlotte Emma Aitchison dhe George, 35 vjeç, dhanë një shfaqje shumë pasionante teksa pozuan për foto me familjarët dhe miqtë pas betimit të martesës dhe u puthën publikisht për të gjithë të pranishmit.

20 nga njerëzit më të afërt dhe më të dashur të çiftit ishin të pranishëm në ceremoninë intime, përfshirë anëtarët e grupit The 1975, Adam Hann dhe Ross MacDonald. Charli ishte përkufizimi i stilit me fustanin elegant të Vivienne Westwood të kombinuar me një vello tradicionale.

Me këmbët në taka të Jimmy Choo, bukuroshja la flokët e gjatë dhe të zinj të lëshuar dhe mbante në dorë një buqetë me lule të bardha.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com