Sorry, no posts matched your criteria.

Çfarë po ndodh midis Fationit dhe Annës/Mos vallë ka nisur diçka

Anna Kauri u largua nga “Për’puthen” sepse ajo po nuk ndihej më rehat aty brenda dhe nuk i tërhiqte asnjë djalë përveç Rinianit.

Ajo para se të largohej i kërkoi Rinianit që të dilte çift me atë dhe njohjen e tyre ta zhvendosnin jashtë sepse aty në mes të kamerave nuk po arrinte dot të njifte veten.

Riniani e refuzoi propozimin e Annës, duke u shprehur se nuk i beson fjalëve të saj. Ndaj, Anna vendosi ta ndërpresë në mes këtë udhëtim dhe të dalë e vetme nga “Për’puthen”.

Asokohe të gjithë fansat ishin të bindur se jashtë e priste Fation Kuqari, i cili në një intervistë për “Roped With Olsi” i kërkoi publikisht të dilte beqare nga aty.

Para disa ditësh, Ana deklaroi se ajo dhe Fationi nuk janë takuar më me njëri-tjetrin që prej daljes së saj nga program.

Së fundmi, dyshimet se ata të dy janë bashkë kanë nisur sërish.

Fationi ka publikuar disa foto në Instagram dhe të gjithë vëmendjen ia ka marrë komenti i ish-konkurrentes, e cila i ka dërguar disa emoji që simbolizojnë zjarrin, ndërsa ai ia ka kthyer mbrapsht shoqëruar me një zemër të kuqe.

Nuk dihet akoma nëse ka lindur apo jo në romancë mes tyre pasi dyshja akoma s’ka reaguar në lidhje me këto aludime.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com