Sorry, no posts matched your criteria.

Çfarë duhet të bëjmë që të kemi një gjumë të rehatshëm

Shpesh kemi probleme me zgjimin në mëngjes. Kjo ndodh për arsye të ndryshme.

Studiuesit kanë publikuar disa këshilla se si të flejmë më rehat, duke bërë në këtë mënyrë më efikase edhe momentin, kur do të ndahemi me krevatin në mëngjes.

Mos hani dhe mos pini dy orë para se të shtriheni për të fjetur
Të hash një vakt ushqimi afër orarit të gjumit mund të shkaktojë shqetësime në të fjetur.
Të hash vaktin e fundit dy deri tre orë para orari të gjumit do të sigurojë që ushqimi të tretet.

Mos pini verë dhe birrë katër orë para se të shkoni në shtrat
Alkooli ju bën të ndiheni përgjumësh port a konsumoni afër orarit të fjetjes mund t’ju prishë gjumin.

Shmangni ushtrimet dhe lojërat kompjuterike
Nuk është e këshillueshme që të ushtroheni, të luani kompjuter apo të shikoni televizor përpara se të flini.

Kërkoni dritë kur zgjoheni…
Drita në mëngjes ndihmon trupin të rivendosë ritmin.

… por mos lini ndonjë dritë ndezur kur bini në gjumë
Të flesh me dritë shumë të shndritshme natën mund trë bëjë që të bini në gjumë me vështirësi. Kjo sepse drita zhduk një hormone që nxit gjumin. Një arsye më shumë për të mos përdorur telefonin dhe laptopin përpara se të flini.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com