Çfarë domethënie kishte muzika që u përdor në funeralin e Princit Philip
Në datën 17 Prill u bë funerali i Princit Philip. Në ceremoninë e varrimit merrnin pjesë 30 veta për shkak të kushteve të pandemisë.
Normalisht nuk kishte sit ë mungonte Mbretëresha Elizabeth së bashku me djalin e saj, Princin Charles, nipërit, William dhe Harry etj.
Princ Philip planifikoi vetë për 18 vite çdo detaj të varrimit të tij, teksa kishte kërkuar që të luhej “Eternal Father, Strong to Save” (“For Those in Peril on the Sea” ) nga William Whiting. Kjo këngë kishte një domethënie të madhe për Princin, pasi është frymëzuar nga jeta e rrezikshme detare. Kujtojmë se Princi Philip shërbeu në Marinën Mbretërore për 14 vite, ndaj kjo ishte një këngë e përshtatshme për përcjelljen e tij në banesën e fundit.
“The Jubliate” u luajt si këngë gëzimi dhe përfshiu një referencë për hyrjen në “portat e Zotit me falënderime”.
Gjithashtu, në ceremoninë e tij mortore u luajt gjithashtu “Action Stations”, që njihet si alarmi i Marinës Mbretërore.
Në përcjelljen e Princit për në banesën e fundit u luajtën edhe “Adagio Expressivo” nga Sir William Harris, “Salix” nga Percy Whitlock, “Berceuse” nga Louis Vierne dhe himni kombëtar.